Saturday, April 20, 2024

Sali Berisha përjashtohet përfundimisht nga PD

Sali Berisha është përjashtuar përgjithmonë nga Partia Demokratike. Vendimi u mor gjatë mbledhjes së Kryesisë së PD-së, një mbledhje që nisi pasditen e së hënës në orën 19.00 dhe përfundoi rreth orës 03.30 të mëngjesit.

Përpos ish-liderit Sali Berisha, në mbledhjen Kryesisë së Partisë Demokratike u vendos që të përjashtohen nga partia edhe tetë anëtarë të Komisionit të Rithemelimit. Anëtarët e përjashtuar janë, Flamur Noka, Albana Vokshi, Edmond Spaho, Arben Ristani, Klevis Balliu, Keltis Kruja, Bujar Nishani dhe Edmond Spaho.

Kryesia e PD vendosi po ashtu edhe për shkarkimin si drejtues politikë në kryeqytet të Belind Këlliçit, Albana Vokshit, Aldo Bumçit, Agron Shehajt, Flamur Nokës, Tritan Sheut në Gjirokastër, Bujar Leskajt-Vlorë, Edmond Spahos-Korçë dhe Edi Palokës në Durrës.

Ndryshe nga lista e parë, me Berishën në krye, këta të fundit mbeten në PD, por pa funksionet e mëparshme.

Vendimet “radikale” në PD u morën pas protestës së 8 Janarit ku nuk munguan përplasjet mes mbështetësve të PD-së zyrtare dhe atyre të ish-kryeministrit Sali Berisha. Gjatë diskutimeve të djeshme, kryedemokrati u kërkoi anëtarëve të Kryesisë së PD-së që asgjë të mos dilte në media.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë