Friday, March 29, 2024

Sadio Mane nënshkruan kontratë 3-vjeçare me Bajernin e Mynihut

Sadio Mane është zyrtarizuar si lojtari më i ri i Bajernit të Mynihut. Senegalezi ka nënshkruar një kontratë 3-vjeçare me skuadrën gjermane, që do e mbajë në Mynih deri në vitin 2025.

Kostoja e transferimit nga Liverpul përllogaritet rreth 40 milionë euro, 32 prej të cilave janë paguar dhe 8 të tjera do të jenë në formë bonusesh.

Mane është shprehur tepër i lumtur për kalimin te Bajern, duke thënë se ky ishte momenti më i mirë për provuar një sfidë të re.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë