Thursday, March 28, 2024

Rusia synon të çlirojë Ukrainën nga regjimi neo-nazist, thotë Lavrov

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov thotë se synimi i Rusisë është të çlirojë Ukrainën nga regjimi neo-nazist.

Në një deklaratë për mediat nga Ankaraja pas takimit me homologun turk Mevlut Cavusoglu, Lavrov u shpreh se Moska i ka synimet e qarta dhe pohoi se Moska nuk po ndalon eksportet e drithërave nga Ukraina, shkruan CNN.

“Për sa i përket drithërave, nuk ka asnjë pengesë apo sfidë të shkaktuar nga Federata Ruse. Zelensky duhet të japë një udhëzim në mënyrë që portet ukrainase të bëhen të sigurta”, u shpreh ai.

Lidhur me deklaratën e Lavrov, ka reaguar Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Ukrainës, Oleg Nikolenko.

Sipas tij, fjalët e Lavrov janë boshe.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë