Thursday, April 18, 2024

Rusia po e kërkon me ngulm, çfarë ndodh nëse Mariupoli bie

Nëse Mariupol bie, do t’i jepte Rusisë kontrollin e një prej porteve më të mëdha të Ukrainës dhe do të krijonte një korridor tokësor midis Krimesë dhe rajoneve të mbështetura nga Rusia të Luhansk dhe Donetsk.

Qyteti juglindor i Mariupolit ka qenë nën rrethim për disa javë, me banorët që përballen me një breshëri të vazhdueshme sulmesh vdekjeprurëse ruse.

Këto sulme vdekjeprurëse, përfshijnë agresionin mbi një maternitet dhe bombardimin e një teatri, humbjet nga të cilat nuk dihen ende ndërsa operacioni i shpëtimit vazhdon.

Duke pasur parasysh stuhinë e lajmeve që erdhën nga Mariupol këtë mëngjes, ka një arsye pse Rusia e konsideron qytetin jugor kaq të rëndësishëm.

Nëse Mariupol bie, do t’i jepte Rusisë kontrollin e një prej porteve më të mëdha të Ukrainës dhe do të krijonte një korridor tokësor midis Krimesë dhe rajoneve të mbështetura nga Rusia të Luhansk dhe Donetsk.

Lidhja e Krimesë me Rusinë kontinentale nëpërmjet zonave të kontrolluara nga rebelët do ta bënte shumë më të lehtë për Rusinë lëvizjen e mallrave dhe njerëzve në dhe nga Krimea. Rusia e ka kërkuar këtë që nga viti 2014, kur filloi konflikti në lindje.

Aktualisht gadishulli është i lidhur me Rusinë nëpërmjet një ure të vetme, e ndërtuar me shpenzime të mëdha pas aneksimit rus.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë