Tuesday, April 16, 2024

Rusia i përgjigjet Shqipërisë: Nuk e shkatërruam ne konsullatën në Kharkiv

Rusia ka mohuar akuzat për bombardimin e konsullatës së nderit të Shqipërisë në Kharkiv. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova deklaroi se Rusia hedh poshtë me forcë akuzat e Ministrisë së Jashtme shqiptare.

Kjo deklaratë gjithashtu është publikuar nga Ambasada ruse në Tiranë.

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë dënoi sulmet gjoja të kryera nga forcat ruse më 6 mars, si pasojë e të cilave u dëmtuan ambientet e Konsullatës së Nderit të Shqipërisë në Kharkov.

Ne refuzojmë me vendosmëri akuza të tilla. Që nga fillimi i operacionit special në Ukrainë kemi deklaruar se Forcat e Armatosura të Rusisë nuk qëllojnë objektet e infrastrukturës civile, synojnë të përjashtojnë humbjen e jetëve në mesin e popullatës civile. Ne kërkojmë informimin e vërtetë të publikut.”, tha Maria Zakharova.

Më 7 mars, Ministria jonë e Jashtme njoftoi në Twitter se konsullata e nderit është shkatërruar nga bombardimet ruse: “Shqipëria e dënon me forcë agresionin rus që solli shkatërrimin e konsullatës së nderit të Shqipërisë në Kharkiv. Autorët do të mbajnë përgjegjësi”.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë