Thursday, March 28, 2024

Rusia: Do të përgjigjemi nëse NATO-ja vendos forcat bërthamore afër kufirit

Moska do të marrë masat e duhura paraprake nëse NATO-ja vendos forcat bërthamore dhe infrastrukturën e saj më afër kufirit me Rusinë.

Kështu ka deklaruar zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë Alexander Grushko, shkruan agjencia e lajmeve, Reuters.

“Do të jetë e nevojshme të përgjigjemi, duke marrë masat e duhura paraprake që do të siguronin qëndrueshmërinë e parandalimit”, tha Grushko.

Grushko ka shtuar se Moska nuk ka synime armiqësore ndaj Finlandës dhe Suedisë dhe nuk sheh arsye reale që këto dy vende t’i bashkohen aleancës së NATO-s.

Ai përsëriti gjithashtu deklaratën e mëparshme të Kremlinit se përgjigja e Moskës ndaj zgjerimit të mundshëm të NATO-s do të varet nga fakti se sa afër aleanca i lëviz asetet ushtarake drejt Rusisë dhe çfarë infrastrukture vendos ajo.

Plani i Finlandës për të aplikuar për anëtarësim në NATO, i shpallur të enjten dhe pritshmëria që Suedia do të ndjekë, do të sillte zgjerimin e aleancës ushtarake perëndimore, diçka të cilën presidenti rus Vladimir Putin synon ta parandalojë.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë