Thursday, March 28, 2024

Rritja e çmimeve/ Berisha: Qeveria palë me grupet mafioze

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi nga foltorja e Kuvendit se Bordi i qeverisë që cakton çmimet e produkteve në treg, po vjedh dhe plaçkit shqiptarët.

Berisha tha se një anketë e re e bërë nga qeveria rezulton se 1.2 milionë shqiptarë mendojnë se po i vjedh qeveria përmes platformës që dikton çmimet.  

“Të futet në rendin e ditës një anketë e re e narkoqeverisë e cila bazohet në pyetësorin jo të 500 mijë, por 1.2 mln shqiptarëve, kjo anketë e re dëshmon se qytetarët mendojnë se qeveria është bërë një me grupet mafioze të spekulimit dhe e tërë platforma e shpallur për kontrollin e çmimeve është kryekëput platformë për plaçkitjen, grabitjen e qytetarëve. Shkoni dhe bisedoni me furrat e bukës, pastiçierët, bar-man-ët. Çfarë thonë? Të gjitha thonë se qeveritarët po i ndajnë me bordet e tyre.  

Ju flisni këtu në emër të 500 mijë shqiptarëve, unë flas në emër të 1.2 milionë shqiptarëve. Pse u mërzit ju kjo statistikë? E kuptoni ju që sot çdo shqiptar sheh këtu një grup shushunjash që janë vërsulur mbi xhepat e tyre me çmimet e energjisë, ushqimeve, transporteve, me të gjitha çmimet dhe po iu thithin gjakun. E nga ana tjetër u daklaroni se po i lumturoni. E kuptoni që po iu jepni vetëm thërrimet e atyre parave që po u vidhni shqiptarëve?”, tha Berisha. 

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë