Thursday, April 18, 2024

Rrëfimi i monstrës së Fierit që vrau 8-vjeçarin: E hodha në gropë dhe e mbulova

Dëshmia e 38-vjeçarit Klodian Çalamani lidhur me vrasjen makabër që ka bërë dje, duke rrëmbyer dhe më pas vrarë një fëmijë, vetëm 8 vjeç, tregon se nuk ka asnjë pikë pendese.

Me t’u arrestuar dhe vënë në pranga, Çalamani u mor në pyetje nga drejtori i policisë së Fierit dhe një prokuror, duke thënë se i mituri e kishte sharë, madje dhe e kishte akuzuar se “i kishte ngacmuar të ëmën”.

“Sot më datë 16 nëntor 2021, rreth orëve të mëngjesit ora 8 apo 9, nuk e di unë ndodhesha në shtëpinë time dhe më vjen djali i vogël …. të cilit nuk ja di emrin, por e njof që është djali i F… i cili filloi të më shante. Unë në këtë kohë isha duke punuar me kazëm tek oborri i shtëpisë time dhe ai erdhi afër te porta, në një distancë një metër larg nga unë…”

Në këtë moment duket se ka ndodhur edhe e gjithë ngjarja, ku edhe 38-vjeçari tregon me detaje si e ka goditur djalin dy herë pas koke duke i shkaktuar vdekjen. Pasi e ka goditur fëmijës i ka lidhur duart mbrapa me një lidhëse këpucësh dhe e ka hedhur në gropë dhe mbuluar.

“Më pas qëndrova në shtëpi, në oborrin e shtëpisë time dhe nuk kam lëvizur fare prej saj. Nuk më ka parë asnjë person dhe nuk i kam treguar asnjë personi..,”-tregoi ai. Ndërsa nga ai moment pretendoi se kishte dëgjuar vetëm prindërit që kërkonin të miturin, madje ishte interesuar edhe vetë disa herë për gjetjen e tij.

Ndërkohë që sot nuk ka pranuar që të flasë sërish duke u mjaftuar vetëm me fjalët: Ajo që ndodhi, ndodhi! Unë do bëj burg tani.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë