Tuesday, March 19, 2024

Ronaldo kërcënoi trajnerin me largim nga kombëtarja? Reagon federata portugeze

Federata Portugeze e Futbollit (FPF) ka përgënjeshtruar një lajm që ka qarkulluar në media, se Cristiano Ronaldo ka kërcënuar trajnerin Fernando Santos, me largim nga kombëtarja në Katar.

Sipas FPF, nuk ka asgjë të vërtetë në lidhje me këtë.

“Raportet që pretendojnë se Cristiano Ronaldo kërcënoi të largohej nga ekipi kombëtar gjatë një bisede me Fernando Santos nuk janë të vërteta – FPF sqaron se në asnjë moment Cristiano nuk kërcënoi të largohej nga kombëtarja në Katar”, thuhet në reagim.

Lënia në stol ndaj Zvicrës mori konotacion poshtërimi në sytë e 37-vjeçarit aq sa ai në stërvitjen e djeshme ka munguar, me pretendimin e nxjerrë nga mediat iberikase se nuk ka pranuar të trajnohet me lojtarët rezervistë.

Santosi kishte vendosur mbi lojtarët që ishin në stol në sfidën e fundit të stërviteshin të diferencuar me qëllim krijimin e kushteve optimale në ecurinë e turneut, si rezultat i minutave të limituara në fushë.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë