Thursday, March 28, 2024

Roma shkruan historinë në Tiranë, shpallet fituesja e parë e Ligës së Konferencës

Roma është skuadra fituese e kompeticionit Liga e Konferencës, finalja e së cilës u zhvillua në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.

Ekipi italian arriti të mposhtë holandezët e Fejnordit me rezultatin minimal 1-0, me golin e shënuar në minutën e 32-të nga Nicolo Zaniolo.

Futbollistët e Fejnordit bënë gjithçka për të barazuar rezultatin, por nuk arritën të finalizonin rastet e tyre, teksa ishin edhe të pafat pasi goditën dy herë shtyllën.

Ky triumf, i siguron Romës kualifikimin direkt për në Uefa Europa League sezonin e ardhshëm.

Me këtë fitore, trajneri i Romës Jose Mourinho bëhet i pari teknik i cili fiton tre kompeticionet europiane, Uefa Champions League, Uefa Europa League dhe Uefa Conference League. Mbrojtësi shqiptar Marash Kumbulla nuk u aktivizua gjatë ndeshjes.

Reagimi i Muroinho pas shënimit të golit

Ky kompeticion u krijua vetëm 10 muaj më parë dhe kryeqyteti shqiptar pati fatin që ta priste e para finalen e një evenimenti të tillë.

Stadiumi “Air Albania” ishte i mbushur ne kapacitetin e saj të plotë, kryeissht me tifozë italianë dhe holandez.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë