Friday, March 29, 2024

Roma “mbytet” në Venezia, zhgënjen Kumbulla

Roma e ka të vështirë të reagojë. Atmosfera sa vjen e bëhet mbytëse, me kryeqytetasit që pësojnë humbjen e dytë radhazi në Serie A, këtë herë përballë Venezia në transfertë.

Jose Mourinho i besojë një fanellë titullari Marash Kumbullës, por paraqitja e qendërmbrojtësit kuqezi nuk ishte pozitive, praktikisht si e gjitha prapavijë e Romës.

Caldara kaloi Venezia në avantazh që në minutën e 3-të por Roma përmbysi rezultatin brenda pjesës së parë falë golave të Shomurodoy dhe Abraham.

Në pjesën e dytë, Venezia i befasoi duke shënuar dy gola fillimisht më Aramu, nga pika e bardhe e penalltisë, menjëherë më pas Mourinho zëvendësoi Kumbullën por kjo lëvizje nuk pati asnjë impakt pasi Okereke shënoi sërish për Venezia duke sigluar shifrat përfundimtare në 3-2.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë