Friday, March 29, 2024

Rihapja e çështjes ”Gërdeci”/ Mediu: Nuk jam përgjegjës

Kryetari i Partisë Republikane, deputeti Fatmir Mediu ka dalë në një konferencë për mediat pas kërkesës së SPAK për rigjykimin e çështjes së Gërdecit.

Gjatë fjalës së tij, Mediu, i cili ishte Ministër i Mbrojtes në vitin 2008 kur ndodhi shpërthimi në depon e armatimeve në Gërdec, deklaroi se ai nuk është përgjegjës për ngjarjen e ndodhur.

Fatmir Mediu: “Dua të them se janë akte juridike në kundërshtim të plotë me Kodin penal dhe se kërkesa për rigjykim nuk sjell asnjë dobi. Këto shkelje nuk kanë për qëllim drejtësinë. Propaganda manipulative dhe keqinterpretimi i fakteve kanë krijuar perceptimin se Ministri i Mbrojtjes është përgjegjës për atë ngjare. Nuk kam reaguar , por duket se i është krijuar terren çdo intriganti që të spekuloje,. Janë fakte të pakundërshtueshme se nuk kam pasur asnjë lidhje direkte me ata që kanë zhvilluar demontimin në Gërdec. Nuk ka asnjë presion nga ana e ministrit. Të gjitha aktet kanë qenë pjesë e konsultimit të plotë met ë gjitha nivelet. Pranë ministrit nuk është prezantuar asnjë shqetësim.”

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë