Monday, March 18, 2024

Reduktohet sipërfaqja e përmbytur në Shkodër

Situata me përmbytjet është drejt përmirësimit në qarkun e Shkodrës. Sipas një njoftimi të kësaj bashkie, aktualisht sipërfaqja e përmbytur është 1130 hektarë nga 1365 që ishte një ditë më parë.

Në fshatrat Obot, Muriqan dhe Oblikë sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 700 hektarë, nga 850 që ishte ditën e djeshme.

Rruga e Obotit ka prezencë uji 25 cm dhe është e kalueshme vetem me mjetet e ushtrisë.
Ndërsa Ujësjellësi Oblika 1 dhe 2, si pasojë e përmbytjeve, është jashtë funksionit.

Deri më tani në Shkodër janë evakuuar 7 familje me 24 persona, teksa në konvikte kanë marrë trajtim 14 familje me 30 persona.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë