Thursday, March 28, 2024

Raportet me Greqinë po bëhen gjithnjë e më të afërta, sipas Kurtit

Kryeministri Albin Kurti thotë se marrëdhëniet e Kosovës me Greqinë po afrohen çdo ditë e më shumë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka publikuar foto nga takimi me ministrin e Jashtëm grek Nikos Dendias, Kurti shprehet se kjo është njohje e vlerave të përbashkëta të lirisë dhe demokracisë.

“Marrëdhëniet e Kosovës me Greqinë po afrohen çdo ditë e më shumë. Është një dëshmi e marrëdhënieve tona të mira dypalëshe, por edhe një njohje e vlerave tona të përbashkëta të lirisë dhe demokracisë. Kënaqësi të pres për një darkë mbrëmë ministrin e Jashtëm të Greqisë Niko Dendias”, shkroi Kurti në Twitter.

Ditën e djeshme, Dendias takoi Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Pas takimit, Osmani deklaroi se Kosova dhe Greqia ndajnë të njëjtat vlera euroatlantike.

Ajo ka kërkuar mbështetjen greke për anëtarësim në Këshillin e Evropës, Partneritetin për Paqe dhe NATO, si një garanci jo vetëm për shtetin e Kosovës, por edhe rajonin.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë