Thursday, April 18, 2024

Rama ultimatum PD-së: Nëse vendosni Saliun në krye, ndërpresim çdo marrëdhënie me ju

Rikthimi i Sali Berishës në krye të opozitës shqiptare duket se po shfazon gjithmonë e më shumë Edi Ramën.

Në një fjalim të mbajtur sot në Kuvend, ai sulmoi me fyerje opozitën, duke thënë që në fillim të seancës se ishte gati t’i shkonte në shtëpi një deputeteje.

Rama ka kërcënuar publikisht sot Partinë Demokratike, që nëse Sali Berisha vjen në krye të kësaj force politike, do ndërpresë çdo marrëdhënie.

Do të ishte mirë që dy gjëra të ishin të qarta. Me Saliun ne s’kemi punë. Për ne ai është i vdekur. Kuptohet politikisht dhe institucionalisht, jo biologjikisht. Biologjikisht i urojmë jetë të gjatë. Me të vdekurin që e keni në mes të shtëpisë mos na ngatërroni. Kjo është e para. Ne nuk e zgjedhim se kush e drejton grupin tuaj parlamentar. Nëse ju merrni vendimin për t’u drejtuar me një të vdekur, ne ndërpresim me PD çdo marrëdhënie”.

“Ju e keni kaluar ylberin. Jeni përtej ylberit, gjëra për ju s’ka. Kur një grup njerëzish bindin veten që një i vdekur është i gjallë dhe bindin popullin që i vdekuri është i gjallë, ata janë për t’u mëshiruar”, tha Rama.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë