Friday, March 29, 2024

Rama: Shqipëria nuk do të ketë kurrë kampe emigrantësh

Kryeministri, Edi Rama, ka përjashtuar çdo lloj mundësie që Shqipëria të ndërtojë kampe në territori ne saj për emigrantët e vendeve të pasura.

Edi Rama: Nuk jam këtu për të shpjeguar se pse i bëjnë këto. Meqë më pyesni, Shqipëria nuk do të jetë kurrë një vend ku vende shumë të pasura do të krijojnë kampe për refugjatët e tyre, asnjëherë.

Me këtë deklaratë Rama mohoi lajmin e Daily Mail, sipas të cilës Ministria e Jashtme britanike dhe ajo shqiptare po diskutojnë për hapjen e një qendre azili në Tiranë, për të strehuar refugjatët, të cilët Franca mohon t’i pranojë.

Media britanike shkruan se mundësia për të nënshkruar një marrëveshje me Shqipërinë është e madhe, duke cituar një burim nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, pavarësisht se ministrja e jashtme shqiptare, Olta Xhaçka e hodhi poshtë idenë muajin e kaluar.

Sipas medieve britanike në Shqipëri do të strehohen refugjatët që mbërrijnë në vend, nga rrugët detare, kanali Francë-Angli.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë