Thursday, April 25, 2024

Rama paralajmëron konferencë të jashtëzakonshme për shtyp pas samitit të NATO-s

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se pas mbarimit të Samitit të Jashtëzakonshëm të NATO-s që do të zhvillohet ditën e sotme si pasojë e sulmit rus në Ukrainë, pritet që të mbahet një konferencë e jashtëzakonshme për shtyp.

Kreu i qeverisë ka njoftuar se konferenca pritet që të mbahet në orët e mbrëmjes, por kjo do të konfirmohet më vonë, në varësi edhe të përfundimit të samitit.

“Pas Samitit të Jashtëzakonshëm të NATO-s që do të mbahet gjatë ditës, do të zhvillojmë një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp në orët e mbrëmjes, në varësi të përfundimit të Samitit”, shkruan Rama.

Ai e ka shoqëruar postimin e tij me një foto të veçantë të një personi që në një pankartë shkruante: “Jam rus, më falni për këtë”.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë