Thursday, March 28, 2024

Rama: Ose do rritet nafta, ose energjia

Kryeministri Edi Rama ka filluar të dalë rregullisht në takime me përfaqësues të biznesit ose qytetarë, duke pushtuar kështu ekranet e mediave disa herë në ditë.

Madje duke qenë se kjo kohë nuk i mjafton, ai përdor edhe llogarinë e tij në rrjetin social Facebook për të bashkëbiseduar me qytetarët në video-LIVE ose në komente.

Këtë herë ai ka mbajtur një fjalim me përfaqësuesit e biznesit në Durrës, ku ka komentuar rritjen e çmimit të naftës dhe protestën e qytetarëve , të cilët kërkojnë ulje të çmimit të karburanteve dhe produkteve ushqimore.

Rama thotë se nëse qeveria to të ulte çmimin e naftës atëherë detyrimisht qeveria do të rrisë çmimin e energjisë, duke e vënë kështu popullin para një zgjedhjeje pa krye.

“Deri dje e kishim naftën më të lartë, sot ka ndryshuar gjëja, jo se e vendosi qeveria. Problemi kryesor sot që kanë kompanitë është a do kemi mundësi të mbajmë normal furnizimin.

Ne i kemi vënë mburojë financiare çdo familje dhe ia kemi ndaluar erën furtunën e rritjes se çmimeve të energjisë që ti prekë. Por kjo nuk do të thotë që furtuna nuk ekziston. Janë para që i vëmë në dispozicion nga arka e shtetit. Nëse do ulnim taksën e naftës siç thonë me çfarë do t’i financonim këto nevoja?

Nuk rrisim dot çmimin e energjisë për të ulur çmimin e naftës për ata që kanë vetura. Nëse ia ulim naftën dhe detyrimisht rrisim energjinë goditja është marramendëse. Për këtë arsye do mbajmë mburojën e energjisë”, u shpreh Rama.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë