Thursday, March 28, 2024

‘Rama një tradhtar’, Meta: E ndjek protestën nga charteri, do shkojë para drejtësisë

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e ka cilësuar një tradhtar kryeministrin Edi Rama, i cili sipas tij, punon kundër interesave të vendit.

Gjatë fjalës së tij në protestën e opozitës, Meta u shpreh se Rama po e ndjek atë nga një charter luksoz, duke e akuzuar për udhëtimet e shpeshta të tij.

Meta nënvizoi se shumë shpejt, Rama do të shkojë para drejtësisë.

“Mirëmbrëma liderit të Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe shqiponjave që ndodhen këtu. Sot tradhtori e ndjek këtë miting të fitores, të triumfit, të demokracisë, nga charteri luksoz dhe i paligjshëm. Shumë shpejt do të jetë përpara drejtësisë sipas ligjeve të tij, sipas firmave të hedhur vetë nga ai.

Jeni ju që e keni të drejtën t’i këroni llogari qeverisë. Jeni ju që keni të drejtën ta shporrni qeverinë, kur drejtuesit e saj grabisin, vjedhin dhe shesin artdheun, siç bën Rama dhe Rilindja”, theksoi ai.

Protesta ka nisur pak më pas orës 16:00, nga u lajmërua fillimisht. Ka një numër të lartë qytetarësh me pankarta në duar që kërkojnë rrëzimin e qeverisë Rama.

Forcat Speciale dhe policia janë në terren të mobilizuar për çfarëdolloj incidenti. Kryeministria u blindua para se të niste gjithçka, ndërsa shtyllat ndriçuese u grasuan.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë