Friday, March 29, 2024

Rama kërkon të shtyjë Konferencën e Dytë Ndërqeveritare, paralajmëron Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka paralajmëruar se me dhënien me koncension të shtetësisë, kryeministri Edi Rama kërkon të bllokojë negociatat me Bashkimin Evropian, duke shtyrë mbajtjen e Konferencës së Dytë Ndërqeveritare.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Berisha u shpreh se ky koncension do të kundërshtohet me të gjithë potencialin e saj nga opozita.

“Paralajmëroj Edi Ramën, se këto praktika mesa duket kanë një qëllim të dytë politik, bllokimin e procesit të negociatave me Bashkimin Evropian. Është e vërtetë që konferenca e parë është mbajtur, sikurse është e vërtetë që negociatat nuk janë hapur, në kuptimin që procesi do fillojë pas disa rishqyrtimeve që bëhen gjatë këtyre muajve në një konferencë të dytë.

Ka një mënyrë për ta shtyrë në kalenda konferencën e dytë, me pasaportën e artë dhe dhënien me koncension të shtetësisë. E paralajmëroj në mënyrë serioze, se këto praktika do të kundërshtohen me të gjithë potencialin që ka opozita. Sikundër, paralajmëroj çdo person, aplikimi mbi bazën e kësaj praktike nuk do të njihet nga opozita shqiptare, ndaj të mos bien pre e një skeme të madhe mashtrimi”, theksoi kryedemokrati.

Qeveria shqiptare po kërkon investitorë të huaj të cilët mund të sjellin paratë e tyre në Shqipëri dhe të përfitojnë shtetësinë shqiptare. Përmes një VKM-je, qeveria ka vendosur që një pjesë të procedurave t’i japë me koncension.

Por Bashkimi Evropian ka shprehur rezerva lidhur me aplikimin e pasaportës se arte. Euroneës Albania pyeti zyrën e shtypit të BE, lidhur me këtë nismë të qeverise shqiptare.

Ana Pisonese zëdhënëse e Komisionit Europian, deklaroi se këto projekte rrezikojnë përfshirjen e krimit të organizuar dhe skemat e pastrimit të parave.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë