Thursday, March 28, 2024

Rama i kërkon Scholz-it liberalizimin e vizave për Kosovën

Kryeministri Edi Rama, në një konferencë për shtyp me kancelarin gjerman Olaf Scholz, ka thënë se Gjermania duhet të përmbushë në nivelin e BE liberalizimin e vizave për Kosovën.

Rama tha nga Berlini se ndan të njëjtin mendim me Olaf Scholz i cili dënoi sulmet ruse në Ukrainë. Ndër të tjera kryeministri Rama tha se marrëdhëniet mes vendeve janë të shkëlqyera.

“Ne jemi tërësisht 100% në një linjë me kancelarin, sikundër e gjithë BE-ja në raport me agresionin rus mbi Ukrainën. I dënojmë njëzëri krimet mizore dhe njëzëri kërkojmë një armëpushim sa më të shpejtë dhe negociata sa më të vërteta për të çuar në përfundimin e këtij kaluari që po shkatërron jetën e miliona njerëzve.

Së fundmi për sa i përket marrëdhënieve bilaterale ato janë të shkëlqyera. Unë shpresoj shumë që Gjermania përveçse të bëjë pjesën e saj të përmbushë në nivelin e BE edhe procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën.”-tha Rama.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë