Tuesday, April 16, 2024

Rama i gatshëm të ndryshojë Kushtetutën për Kreun e Shtetit

Kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes me anëtarët e grupit parlamentar të PS, tha se zgjedhja e Presidentit Meta në krye të Shtetit ishte e imponuar dhe detyruar.

Ai tha se duhet vendosur një standard që Presidentë të ngjashëm të mos vendosen më. Rama foli edhe për zgjedhjen e Presidentit nga populli, për të cilën tha se duhen bërë disa ndryshime Kushtetuese. Ai komentoi edhe vendimin e Gjykatës së Lartë për shkarkimin e Metës.

Sipas tij, Presidenti kishte bërë shkelje dhe shtoi se nuk e ka kuptuar vendimin për të mos e shkarkuar.

Ne kemi detyrimin t’ia japim njerëzve mundësinë të shprehen për këtë temë dhe përcaktuar disa piketa. Shqipëria është një republikë e pastër Parlamentare dhe si e tillë s’ia mban dot në ngrehinën e vet një presidenti të zgjedhur nga populli me këto atribute dhe kompetenca që figura e kreut të shtetit ka sot. Patjetër që Shqipëria mund të zgjedhë një president nga populli nëse ndryshon Kushtetutën dhe i jep Presidentit disa instrumente që e bën një figurë të zgjedhur nga populli që ka peshën e vet, bazuar në atributet që i jep Kushtetuta dhe që nuk bëhet qesharak edhe i rrezikshëm duke rrëshqitur nga binaret e Kushtetutës si Meta. Ai shkeli Kushtetutën, e konfirmoi Gjykata Kushtetuese, por duke e lënë në mes të rrugës vendimin e vet pasi e konsideroi shkeljen jo mjaftueshëm të rëndë. Çfarë duhet të bënte tjetër Meta që të shkarkohet, këtë s’e mësojmë kurrë”, tha Rama.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë