Friday, March 29, 2024

Rama e cilëson ‘të kopjuar’ raportin e DASH për Shqipërinë

Kryeministri, Edi Rama ka reaguar mbi raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit të vitit 2021 për Shqipërinë.

Në një postim në Twitter, rreth 24 orës pas publikimit, Rama e cilëson raportin ‘të vjetër’ dhe ‘të kopjuar’ nga një vit më parë.

Sipas Kryeminisrit të Shqipërisë në raport nuk rezultojnë të pasqyruara arritjet që vetë DASH ka vlerësuar.

“Paska plasur peshku për një raport vjetor të DASH se Amerika na paska thënë më në fund ato që opozitërat paskan thënë që në fillim! Kush e lexon çdo vit këtë raport e di që është aq shumë copy-paste i vitit më parë sa nuk figurojnë as arritjet që DASH i ka thënë vetë gjatë vitit”, shprehet Rama.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë