Friday, April 19, 2024

Rama dhe Ibrahimaj monitorojnë çmimet e produkteve ushqimore

Marketet kanë respektuar vendimin e Bordit të Transparencës për të mos lejuar rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore.

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj, kanë inspektuar nga afër çmimet në një market në Tiranë, nga ku konstatuan se çmimet janë ulur në kuadër të vendimeve të bordit.

Më herët, ministrja Ibrahimaj ka deklaruar se nuk do të ndërhyhet në TVSH-ne e produkteve të shportës pasi sipas tyre, heqja e saj nuk do të ndikonte në çmimin final. Sipas saj nëpërmjet mekanizmave të bordit, tregu do të monitorohet të mos ketë abuzime me çmimet.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë