Thursday, April 25, 2024

Rama dëshmon për inceneratorët: Përfitimet nga ish-ministri Koka nuk janë fakte

Kryeministri Edi Rama ka nisur dëshminë e tij për aferën e inceneratorëve në komisionin hetimor për inceneratorët.

Rama është politikani i fundit që dëshmon para Komisionit Hetimor, i cili më do të mbledhë të gjitha provat. Në nisje të mbledhjes, kryeministri bëri betimin, duke u shprehur se do thotë vetëm të vërtetën.

“Betohem se do t’ju them të vërtetën, veç të vërtetën, asgjë tjetër veç të vërtetës”, tha Rama.

Më tej, ai nuk u përgjigj pyetjeve të para se a ka përfituar Lefter Koka dhe Alqi Bllako nga kjo aferë. Madje ai tha se nuk pranon të përgjigjet kur kjo çështje quhet aferë.

Rama tha se këto nuk janë fakte, por opinione dhe komente.

“Në këtë komision është përsëritur akuza e grupit të strukturuar kriminal. Do ju kërkoja të bënit punën tuaj dhe do t’ju sugjeroja që mos eksportoni debatin parlamentar dhe televiziv. Mendoj që komisioni është shumë i rëndësishëm, i kam dhënë mbështetje të plotë dhe jam këtu për të ndihmuar në zbardhjen e së vërtetës. Nëse dëshironi të jemi të tillë deri në fund, respektoni ligjin deri në fund. Nuk kam ardhur këtu për të zbardhur aferën, ajo është në opinioni tuaj që e keni shprehur kudo. Këtu nuk mund ta shprehni, jeni anëtarë të një komisioni që po pyesni një dëshmitar. Unë nuk kam ardhur këtu për asnjë aferë”, tha Rama.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë