Friday, March 29, 2024

Putin uron Makronin për fitoren në zgjedhje

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka uruar Emanuel Makron për fitimin e mandatit të dytë në krye të shtetit francez.

Sipas një deklarate nga Kremlini, Putin i uroi sukses presidentit francez Makron për aktivitetet shtetërore, shkruan BBC.

Emanuel Makron është rizgjedhur president i Francës, pas raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale të dielën. Makroni e siguroi mandatin e dytë me 58% të votave.

Në raundin e dytë, Makroni garoi ndaj kandidates së ekstremit të djathtë Marine Le Pen, e cila mori 42% të votave.

Makron ka refuzuar të përshkruajë veprimet ruse në Ukrainë si “gjenocid”, megjithatë ai ka deklaruar se Franca do të bashkëpunojë me Ukrainën për të hetuar krimet e luftës.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë