Friday, March 29, 2024

Putin tenton të fusë në kaos ekonominë botërore, firmos dekretin për gazin në rubla

Vladimir Putin ka vendosur të hakmerret ndaj Perëndimit, duke tentuar të fusë në kaos SHBA-në dhe vendet e BE. Presidenti rus ka firmosur dekretin e shumëpërfolur për shitjen e gazit në rubla. Deri më tani ai shitej në euro dhe dollarë, por presidenti rus ka vendosur të ndryshojë lojën me qëllim që të ndalet zhvlerësimi i monedhës ruse. Por kjo skemë pritet të sjellë goditje shumë të madhe në ekonominë botërore.

“Sanksionet ndaj Moskës janë “kundër të drejtës sonë për liri dhe pavarësi, kundër të drejtës për të qenë Rusi. Ne nuk duam të sakrifikojmë vlerat tona”, e nisi fjalimin ai. Ai kërkoi nga të gjitha vendet që blejnë gaz në Rusi që të hapin llogari bankare në rubla, pasi duke filluar nga nesër, nuk do të ketë asnjë shitje në dollarë dhe euro. “Kontratat ekzistuese të furnizimit me gaz do të ndërpriten nëse blerësit nga vendet armiqësore nuk përmbushin kushtet e reja të pagesës. Shtetet e Bashkuara po përpiqen të na fajësojnë për gabimet e tyre në politikën ekonomike”, tha ai. Sipas presidentit rus, SHBA po mundohet të bindë Europën që të blejë gazin e saj shumë herë më shtrenjtë se në Rusi.

Por ky vendim duket se ka alarmuar shumë shtete, sidomos Gjermaninë dhe Francën. Ministri gjerman i ekonomisë, Robert Habeck dhe ai francez, Bruno La Maire kanë pasur një takim urgjent, ku do të ketë një koordinim mes tyre pas kësaj lëvizje të Moskës.

“Ne jemi të vendosur të mbrojmë bizneset. Në asnjë rrethanë nuk do të pranojmë të paguajmë për gazin në monedha të tjera”, shpjegoi La Maire. Ndërsa ministri gjerman tha se nuk do të lejojë që të shantazhohen nga Putini.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë