Wednesday, June 7, 2023

Putin kërcënon me përdorim të armëve më të avancuara

Must Read

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin deklaroi se Moska mund ta përvetësojë atë që ai e përshkroi si koncept të SHBA-së për sulme parandaluese ushtarake, duke shtuar se Rusia i ka armët për ta bërë një gjë të tillë.

Deklaratën, Putrin e bëri në një samit në Kirgistan ku është mbledhur aleanca ekonomike e vendeve ish-Sovjetike, mes tensioneve në rritje mes Rusisë dhe NATO-s për luftën në Ukrainë, shkruan AP.

“Ne thjesht po e mendojmë. Ata nuk kanë qenë shumë të turpshëm kur e kanë diskutuar haptazi këtë gjatë viteve të fundit”, theksoi Putin duke iu referuar politikave të SHBA-së.

Për vite me radhë, Kremlini ka shprehur shqetësimin për përpjekjet e SHBA-së për ta zhvilluar aftësinë që të godasë me saktësi objektivat strategjike të një kundërshtari kudo në botë brenda një ore.

“Kur flasim për sulme çarmatosëse, ndoshta ia vlen të mendohet për përvetësimin e ideve të zhvilluara nga homologët tanë amerikanë, ideve të tyre për ta garantuar sigurinë e tyre”, nënvizoi shefi i Kremlinit.

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisement -spot_img
Latest News

Cardi B Deletes Instagram After Social Media Backlash Over Her Historic Grammys Win

 The main thing that you have to remember on this journey is just be nice to everyone and always...
- Advertisement -spot_img

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img