Thursday, April 18, 2024

Putin i kundërpërgjigjet NATO-s, vendos forcën bërthamore në gatishmëri të lartë

Presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar ushtrinë që të vendosë forcat parandaluese të Rusisë – referencë për njësitet që përfshijnë krahun bërthamor – në gatishmëri të lartë, duke cituar ato që i ka konsideruar deklarata agresive të liderëve të NATO-s, dhe sanksionet ekonomike kundër Moskës, transmeton Reuters.

“Siç mund ta shihni, jo vetëm shtetet e Perëndimit marrin masa jomiqësore kundër shtetit tonë në dimensionin ekonomik – dua të them sanksionet ilegale që të gjithë i dinë – por edhe zyrtarët e lartë të NATO-s ia lejojnë vetes të bëjnë deklarata agresive sa i përket shtetit tonë”, ka thënë Putin për televizionin shtetëror.

Putin urdhëroi ministrin e Mbrojtjes të Rusisë dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë që t’i vendosnin forcat e parandalimit bërthamor në një “regjim të posaçëm të detyrës luftarake”, që do të thotë se armët bërthamore të vendit do të ishin në një gjendje të shtuar gatishmërie për t’u lëshuar.

Urdhri ngriti menjëherë shqetësimet se tensionet me Perëndimin mund të çonin në përdorimin e armëve bërthamore.

Ambasadorja e SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Linda Thomas-Greenfield, tha se urdhri ishte përshkallëzim i papranueshëm.

Liderët e Bashkimit Evropian, Francës, Gjermanisë, Italisë, Britanisë, Kanadasë dhe Shteteve të Bashkuara, janë pajtuar për të bllokuar disa banka ruse në sistemin bankar, SWIFT, si dhe që të vendosin “masa kufizuese” kundër Bankës Qendrore të Rusisë për sulmin në Ukrainë.

Në një deklaratë të përbashkët më 26 shkurt, liderët kanë thënë se masat – të cilat do të kufizojnë rezervat ndërkombëtare të Bankës Qendrore ruse dhe do ta pengojnë atë në mbështetjen e rublës – do të zbatohen në ditët në vijim.

Ekspertët kanë thënë se bllokimi i qasjes në sistemin SWIFT, do të rrisë intensitetin e sanksioneve të Perëndimit kundër Moskës.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë