Friday, April 19, 2024

Putin e krahason luftën në Ukrainë me pushtimet e Pjetrit të Madh

Presidenti rus Vladimir Putin e krahasoi luftën kundër Ukrainës me pushtimet e shekullit të 18-të, të Pjetrit të Madh të Rusisë.

Në komentet e lëshuara në televizionet ruse me rastin e 350-vjetorit të lindjes së Pjetrit të Madh, presidenti rus Vladimir Putin e krahasoi veten me Carin duke tërhequr një paralele midis atyre që ai i përshkroi si dy sipërmarrjet e tyre historike binjake për të rimarrë tokat ruse.

Putin foli për nevojën e vendit të tij për të “marrë përsëri” territorin dhe “mbrojtur veten” pasi vizitoi një ekspozitë në Moskë kushtuar carit dhe tërhoqi paralele midis themelimit të Shën Petersburgut nga Pjetri i Madh në vitin 1703 dhe ambicieve të Rusisë moderne.

Kur Pjetri themeloi kryeqytetin e ri, “asnjë vend evropian nuk e njohu atë si Rusi. Të gjithë e njohën atë si Suedi”, tha Putin. “Çfarë po bënte (Pjetri)? Morri mbrapsht dhe përforcoi. Kjo është ajo që ai bëri. Dhe me sa duket edhe ne gjithashtu kemi detyrën të marrim mbrapsht dhe të përforcohemi”.

Në komentet televizive në ditën e 106-të të luftës së tij në Ukrainë, ai shtoi: “Nëse shkojmë nga fakti se këto vlera themelore përbëjnë bazën e ekzistencës sonë, sigurisht që do të kemi sukses në zgjidhjen e detyrave me të cilat përballemi”.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë