Friday, April 19, 2024

Pushtimi i Ukrainës, deputeti rus: Kishim 1 vit që po e planifikonim sulmin

Një deputet rus ka deklaruar se Moska ka nisur planifikimin e Ukrainës rreth 1 vit më parë. Kjo deklaratë është dhënë nga Rifat Shaykhutdinov, për televizionin “Channel One”, shkruan BBC.

“Me nuk e përgatitëm këtë operacion spotanisht. Kishim më shumë se një vit përgatitje. Ne e kuptuam se çfarë po ndodhte sepse i kishim paralajmëruar paraprakisht.”

Ai theksoi se Rusia do të ishte sulmuar nëse nuk do të pushtohej.

“Sapo mbërritën të dhënat e inteligjencës se do t’i mundim dy ditë duke sulmuar, sigurisht që mbi të gjitha po mbrojmë qytetarët tanë atje”.

Rikujtojmë se Rusia ka ashpërsuar reagimin e saj këto ditë dhe kërkon me çdo kusht të marrë sa më shumë qytete ukrainase.

Nga ana tjetër, rezistenca ukrainase është e fortë dhe deri më tani, ata pretendojnë se i kanë shkaktuar shumë humbje armikut.

Ndërkohë mediat e huaja shkruan paraditen e sotme se Kina kishte dijeni të plotë për planin e Putinit dhe se i kishin kërkuar Rusisë të shtynte pushtimin në Ukrainë, derisa të përfundonin Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit.

CNN shkruan se raporti është publikuar nga Neë York Times. Më herët, bazuar në një nga burimet, CNN ka bërë me dije se zyrtarët amerikanë e shohin gjerësisht raportin si të besueshëm, por të dhënat e tij janë të hapura për interpretim.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë