Friday, April 19, 2024

Publikimi i pagave, Rama iu kërkon ndjesë qytetarëve

Kryeministri Edi Rama gjatë një konference për mediat këtë të enjte u kërkoi ndjesë të gjithë qytetarëve që janë shqetësuar për publikimin e databazës me të dhënat mbi pagat.

Ai u shpreh se ngjarja meriton të hetohet në mënyrë të imtësishme dhe se qëllimi i publikimi të pagave është për të krijuar konfuzion dhe destabilitet.

Edi Rama: “Dua t’i kërkoj një ndjesë të gjithëve që janë shqetësuar me plot të drejtë për këtë ndërhyrje në këtë aspekt të jetës së tyre private dhe dua ta nënvizoj qysh në fillim që kjo është një ngjarje e cila meriton të hetohet imtësisht. Uroj, shpresoj dhe bëj thirrje prokurorisë që ta kryejnë këtë hetim me të gjithë kapacitetet e tyre dhe nga ana tjetër dëshiroj të ndaj me publikun se në këndvështrimin tim nuk është e vështirë të shohësh se këtu ka një qëllim jo fort të vështirë për t’u kuptuar, për të krijuar konfuzion dhe për të nxitur destabilitet në një përpjekje që nuk është e para dhe duke pasur parasysh edhe deklaratat e bëra nga foltoret e Kuvendeve dhe antiKuvendeve mund të mos jetë e fundit, prandaj thirrja ime për organet ligjzbatuese, prokurorinë është që të hetojë imtësisht duke kërkuar që të përgjigjen jo vetëm të gjithë pa përjashtim inspektorët e tatimeve të cilët kanë akses në sistemin e pagave për arsye të punës, ata që aktualisht punojnë në këtë sistem, apo të tjerë që mund të jenë larguar ndërkohë nga ky sistem, në periudhën nga të dhënat e nxjerra deri sot por edhe ata që nga foltoret e Kuvendeve të Antikuvendeve paralajmërojnë zymtia të tjera”,

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë