Thursday, March 28, 2024

Prokuroria vendos në sekuestro 10 mijë m2 tokë të tjetërsuar në Sarandë

Prokuroria e Sarandës ka vendosur sekustro preventive për një sipërfaqe toke prej 10 230 m2.

Kjo sipërfaqe toke, ndodhur në Turizëm-Kanal i Çukës Sarandë, në afërsi të vijës bregdetare dyshohet se është regjistruar mbi bazën e dokumentave të falsifikuara.

Organi i akuzës po punon për caktimin e masës së sigurisë për 10 persona, për veprat penale “Shpërdorim i detyrës”, ‘pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’ dhe ‘falsifikimi i dokumenteve’.

Në këtë veprimtari dyshohet se janë të përfshirë nënpunës shtetërorë, biznesmenë dhe shtetas të tjerë.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë