Thursday, March 28, 2024

Procesi i Këshillimit Kombëtar, Rama: Morën pjesë 563 195 qytetarë

Mbi gjysmë milioni qytetarë kanë marrë pjesë në procesin e Këshillimit Kombëtar, i cili është mbyllur më 31 Mars. Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në rrjetet sociale shifrat.  Ai thotë se me postë kanë dhënë mendimin e tyre 340 143 qytetarë, online 127 130 qytetarë dhe në tenda 95 922.  Kreu i qeverisë siguron pjesëmarrësit se zëri i tyre do të dëgjohet me respektin më të madh.

“Dhe me një falenderim të megjithëzemërt për mbi gjysmë milionë shprehje interesi për Këshillimin e parë Kombëtar, si edhe duke i siguruar të tërë pjesëmarrësit se zëri i tyre do të dëgjohet me respektin më të madh, ju uroj të gjithëve një fundjavë të qetë”, shkruan kryeministri.

Nisma e Këshillimit Kombëtar u ndërmor nga qeveria shqiptare dhe u komunikua fillimisht nga kryeministri Edi Rama më 24 Dhjetor të vitit 2021. Qytetarët u pyetën mbi disa çështje të ndryshme, që nga kultivimi i kanabisit për qëllime mjekësore e deri tek politika e jashtme e vendit.

Kryeministri Rama njoftoi disa ditë më parë që rezultatet e Këshillimit Kombëtar do të paraqiten në Kongresin që do të zhvillojë Partia Socialiste javën e ardhshme.

Është një proces që pati një interferencë siç pati gjithë jeta jonë nga kriza e krijuar nga lufta në Ukrainë, por është një proces jashtëzakonisht i rëndësishëm për ne. Është hera e parë që ndodh, do të vazhdojmë ta bëjmë që të nxjerrim mësime si ta bëjmë më mirë këtë detyrë. Që nga Kongresi do i tregojmë njerëzve se pse Këshillimi Kombëtar është diçka serioze dhe njerëzit do të shohin që çfarë ata kanë vendosur do të bëhet”, tha Rama pas një mbledhje kryesie të PS.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë