Thursday, March 28, 2024

“Prindi 1 dhe prindi 2”/ Berisha: Është sulmuar familja shqiptare, po bëjnë “matrikullim” këtu?

Ish-kryeministri Sali Berisha është ndalur këtë të premte në qytetin e Lushnjës ku po zhvillon foltoren e radhës.

Berisha është pritur nga qindra demokratë para ambineteve të Pallatit të Kulturës në këtë qytet.

Në fjalën e tij Berisha përmendi dhe termat prind 1 dhe prindi 2, duke i quajtur si “matrikullim”. Në fjalën e tij ai kritikoi Bashën se përse nuk ka reaguar në lidhje me këtë fenomen.

Sali Berisha: Kjo parti injoroi rolin vendimtar të grave në shoqërinë tonë. Kryetari pa parti nuk ka shqiptuar një fjalë të vetme kur ëhsë sulmuar familja shqiptare. Ligjet antifamilje e numërimit të prindërve, ligjet që prekin birësimin dhe ndryshojnë rregullat e birësimit pa pyetur fëmijët. Nuk është e vërtetë që nuk ka bazë ideologjie. Çfarë do të thotë ti numërosh ti prindi dhe prindi 2, matrikullim po bën ti këtu? Po kryetari pa parti nuk mund të thotë një fjalë për këto ligje?

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë