Thursday, March 28, 2024

Presidenti iranian-Putinit: Bashkëpunimi i forcon shtetet e sanksionuara nga SHBA

Presidenti iranian, Ebrahim Raisi i ka thënë homologut të tij rus, Vladimir Putin se bashkëpunimi mes shteteve të sanksionuara nga Shtetet e Bashkuara, i bën ato edhe më të “fuqishme”.

“Marrëdhënia në mes të shteteve që janë të sanksionuara nga Shtetet e Bashkuara, sikurse Irani, Rusia, dhe shtetet tjera, mund të tejkalojë shumë probleme dhe t’i bëjë ato më të fuqishme”, ka thënë Raisi në një takim me Putinin në Uzbekistan.

Nga ana tjetër, Putin ka mbështetur forcimin e lidhjeve me Republikën Islamike të Iranit, duke thënë se në nivel bilateral, bashkëpunimi është duke u zhvilluar në mënyrë pozitive”.

Ai ka shtuar se puna për një traktat mes dy shteteve, me qëllim të forcimit të lidhjeve, është afër kompletimit dhe se Moska do të dërgojë një delegacion biznesor në Iran javën e ardhshme për të zhvilluar lidhje tregtare.

“Ne jemi duke bërë gjithçka për ta bërë Iranin anëtar të plotë të Organizatës së Shangait për Bashkëpunim”, shtoi Putin.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë