Friday, March 29, 2024

‘Porti i Durrësit gjobë për taksapaguesit’, Berisha: Do rritet kostoja e transportit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha thotë se projekti për Portin turistik të Durrësit, do të shkaktojë dëme të pallogaritshme për vendin.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Berisha u shpreh se taksapaguesit shqiptarë do të gjobiten me 1 miliardë euro, teksa shtoi se kostoja e trasportit të mallrave për në Shqipëri do të rritet.

“Njeriu që ka marrë përsipër të bëjë këtë investim, ka pasur një zotim për investimin e 4 miliardë eurove në Beograd dhe ka përfunduar në një investim prej 20 miliardë eurosh. Atje prapa tij qëndron Aleksandër Vuçiç, këtu prapa tij qëndron vasali i tij, Edi Rama. Por dëmi është i pallogaritshëm, sepse me këtë lëvizje, taksapaguesit shqiptarë gjobiten më së paku me 1 miliard euro, që sipas Edi Ramës do të përdoren për ndërtimin e portit të ri në Porto Romano.

Po të kemi parasysh se ky ndërtim kërkon të paktën një dekadë për t’u kompletuar, po të kemi parassysh spostimin e Portit të Vlorës, kostoja e transportit të mallrave për në Shqipëri, nga Tivari i Malit të Zi, rritet në mënyrë të ndjeshme. Pra një gjobë e re për taksapaguesit shqiptarë”, theksoi kryedemokrati.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë