Thursday, March 28, 2024

“Poker”në Anfield, Liverpool kthen Arsenal-in me këmbë në tokë

4-0. Ky ka qenë rezultati i Liverpool-Arsenal, ndeshje e vlefshme për javën e 12-të të Premier League.

Tjetër leksion futbolli për Topçinjtë në Anfield, me Liverpool që ka shënuar 101 gola në total kundër londinezëve në Premier League; vetëm kundër Newcastle (105) ka shënuar më shumë.

Sfida ka qenë e ekuilibruar dhe e luftuar në pjesën e parë, e mbyllur në avantazh nga vendasit falë golit të Mane në minutën 39-të. Gol që ka ardhur pak minuta pas një përplasje të ashpër mes Arteta-s dhe Klopp buzë fushës.

Në pjesën e dytë, në fushë ka patur vetëm një skuadër.

Jota ka dyfishuar avantazhin në minutën e 52-të pas një dhurate nga Tavares, Salah ka realizuar të tretin në të 74-ën. Minamino, i sapo futur në fushën e lojës, ka kompletuar “pokerin” në të 77-ën.

Minamino, i sapo futur në fushën e lojës, ka kompletuar “pokerin” në të 77-ën.

Kjo fitore e ngjit skuadrën e Klopp në vendin e dytë me 25 pikë, ndërsa Arsenal, që nuk humbte në kampionat prej tetë ndeshjesh (6 fitore, 2 barazime), mbetet në vendin e pestë me 20 pikë.

Standings provided by SofaScore LiveScore

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë