Friday, March 29, 2024

Po i jepte makinës me shpejtësi ‘rrufe’, policia i pezullon patentën zyrtarit të lartë të BE

Nuk ka të paprekshëm.

Policia polake të shtunën i pezulloi përkohësisht lejen e drejtimit të ish-zyrtarit të lartë të Bashkimit Evropian, Donald Tusk dhe e gjobiti për shpejtësi.

Tusk, 64 vjeç, i cili tani është kreu i partisë kryesore opozitare të Polonisë, Platforma Qytetare, tha të shtunën në Twitter se dënimi ishte “adekuat” dhe se ai e pranoi atë “pa diskutuar”. I është pezulluar patenta për tre muaj dhe ka marrë 10 pikë dënimi, nga 24 të lejuara, dhe një biletë për shpejtësi.

Policia në Mlawa, në Poloninë qendrore, ku Tusk u ndalua, tha se 64-vjeçari tejkaloi kufirin e shpejtësisë në një zonë të ndërtuar me mbi 50 kilometra (31 milje), iu pezullua patenta për tre muaj dhe iu dha një biletë për shpejtësi. Kufiri i shpejtësisë është 50 kilometra në orë.

Disa komente nën tweet-in e Tusk ngritën çështjen e shkallës së lartë të aksidenteve rrugore fatale në Poloni si rezultat i shpejtësisë.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë