No menu items!

‘Po diskutohet një plaçkitje’, Berisha: Rama, 60% të aksioneve në Portin e Durrësit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e konsideron plaçkitje projektin për Portin e ri turistik të Durrësit.

Gjatë fjalës së tij në seancën në Kuvend, Berisha u shpreh se kryeministri Edi Rama kërkon të shndërrojë në pronë dhe pasuri personale, pronën publike më të madhe dhe më të çmuar që kanë shqiptarët sot.

Sipas Berishës, Rama do të ketë 60% të aksioneve në Portin e ri të Durrësit.

“Sot, këtu diskutohet për plaçkitjen më të madhe në historinë kombëtare të një prone publike, nga një grup i kryesuar nga Edi Rama, i cili kërkon të shndërrojë në pronë dhe pasuri personale, pronën publike më të madhe dhe më të çmuar që kanë shqiptarët sot, Portin e Durrësit. Në këtë akt të kësaj mega-afere të pashembullt, kërkohet t’u kufizohet me çdo kusht fjala deputetëve të parlamentit. Sigurisht me marrëveshjen që votuat në vitin 2020, edhe atë me procedurë të përshpejtuar, marrëveshjen me Emiratet, ju në kundërshtim me Kushtetutën dhe detyrimet ndërkombëtare të Shqipërisë, i krijuat grupit të Edi Ramës të gjitha favoret dhe avantazhet dhe garancitë ligjore për këtë plaçkitje të tmerrshme dhe të pashembullt në historinë e një vendi.

Sot, ju kërkoni të varrosni portin shekullor mijëravjeçar të Durrësit si pronë publike të shqiptarëve dhe ta shndërroni këtë në pronë private të klanit Rama dhe të ndonjë arabi okazional. Të një arabi që u zotua për katër miliardë euro investim buzë Danubit në Beograd dhe përfundoi me 20 milionë euro të tjerat që i morën vëllezërit Kariç. Historia e kësaj vjedhje është më e turpshmja, më kriminalja. Klani Rama ka 60 përqind të aksioneve, kaq thuhet, se nuk tregohet se çfarë ka Rama dhe çfarë ka Alabari, nuk do e marrim vesh ndonjëherë. Ky klan u përvetëson shqiptarëve 200 mijë metër katror në pjesën më të kushtueshme të Durrësit; ky klan u zhduk atyre portin mijëravjeçar që ka qenë gjithnjë porta e hyrjes së Europës drejt Ballkanit dhe Ballkanit drejt Europës, ka qenë nyja kryesore që lidhej me Konstandipojën”, theksoi ai.

spot_img
spot_img
spot_img
LAJMET E FUNDIT
spot_img

LAJME TË TJERA