Thursday, April 18, 2024

Pjesëmarrje e ulët në zgjedhje/ KQZ zbardh shifrat më të fundit

Zgjedhjet e pjesshme vendore në 6 bashkitë e vendit kanë ngjallur shumë pak interes te qytetarët. Për shkak të largimit të kryetarëve, Durrësi, Shkodra, Dibra, Vora, Rrogozhina dhe Lushnja shkuan në zgjedhje të parakohshme. Sipas të dhënave të KQZ, deri në orën 15:00 pjesëmarrja ka qenë e ulët.

Deri në këtë orë, rezulton se në total kanë votuar 24.66% të qytetarëve që kishin të drejtë vote në këto zgjedhje të pjesshme. Në vendin e parë qëndron Dibra me 35.13%, ndërsa e dyta vjen Vora me 31.89%.

Në Lushnje kanë votuar 28.67%, ndërsa në Rrogozhinë 27%. Vendet që vijnë të fundit janë Shkodra e Durrësi, me përkatësisht 21.79% dhe 20.36%.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë