Friday, March 29, 2024

Pfizer do të kërkojë miratim për pilulën kundër Covid-19

Kompania farmaceutike, Pfizer, ka thënë se pilula e saj antivirale për COVID-19, sëmundjen që shkakton koronavirusi, zvogëlon për gati 90 për qind mundësitë e shtrirjes në spital dhe vdekjes.

Pfizer ka thënë më 5 nëntor se do t’i kërkojë Administratës amerikane për Ushqim dhe Ilaçe (FDA) dhe rregullatorëve ndërkombëtarë që ta autorizojnë pilulën sa më shpejt që është e mundur.

Hulumtuesit në gjithë botën janë duke punuar për të krijuar një pilulë për ta trajtuar koronavirusin, në mënyrë që njerëzit të mos shkojnë nëpër spitale.

Nëse pilula është e qasshme, atëherë mund të merret në shtëpi për të lehtësuar simptomat dhe për të shpejtuar shërimin.

Shefi i kompanisë Pfizer, Albert Bourla ka thënë se kompania është në diskutime aktive me 90 shtete për t’i furnizuar me pilulë.

“Synimi ynë që është secili person të botë të jetë në gjendje ta ketë atë sa më shpejt që është e mundur”, ka thënë Bourla në një intervistë për agjencinë e lajmeve, Reuters.

Një pilulë tjetër e krijuar nga kompania Merck, është duke u analizuar nga FDA për miratim.

Britania e Madhe është bërë shteti i parë që ka miratuar përdorimin e kësaj pilule më 4 nëntor.

Merck ka thënë se pilula e saj zvogëlon mundësinë e shtrirjes në spital dhe vdekjes nga COVID-19, për 50 për qind.

Megjithatë, rregullatorët amerikanë vazhdojnë të theksojnë se vaksinimi mbetet mënyra më e mirë për t’u mbrojtur nga ky virus./REL

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë