Petkoviç: Serbët janë ngopur me terrorin e Kurtit, nuk durojnë më

Drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviç deklaroi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është i vetmi që dëshiron konflikte dhe luftë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Petkoviç u shpreh se Beogradi dhe populli serb dëshirojnë paqe dhe gjithmonë insistojnë në paqe.

“Populli serb është ngopur me terrorin e Kurtit dhe nuk do të durojmë më, populli serb do të përgjigjet me gjithë çka ka kundër agresionit të Kurtit”, shkroi ai në Facebook.

Ky reagim i Petkoviçit vjen në kohën e rritjes së tensioneve në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe.

Serbët lokalë në veri të Kosovës ngritën barrikada më 10 dhjetor, në shenjë kundërshtimi lidhur me arrestimin e Dejan Pantiqit, ish-pjesëtar i Policisë së Kosovës.

Autoritetet në Kosovë thanë se ai kishte organizuar “sulmin terrorist” ndaj zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri më 6 dhjetor.

spot_img
spot_img
spot_img
LAJMET E FUNDIT

LAJME TË TJERA