Friday, March 29, 2024

Përfundon gjykimi për shkarkimin e Metës, ja kur merr vendimin Kushtetuesja

Ka përfunduar këtë të hënë gjykimi për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Gjykata kushtetuese do ta shpall vendimin brenda 30 ditëve, ndërsa në pushimin e kësaj séance, këshilltari ligjor i presidentit, Bledar Dervishaj denoncoi faktin e manipulimit të provave nga Kuvendi, për të cilin kreu i shtetit do të ngrejë padi. Ndërsa Taulant Balla kërkoi që të gjitha palët të presin vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Pas 3 seancash, përfundon shqyrtimi I kërkesës sw Kuvendit për shkarkimin e Presidentit të Republikës Ilir Meta.

Gjykata Kushtetuese do të shpall brenda 30 ditëve vendimin, nëse kreu i shtetit do të qëndrojë në zyrën e tij deri në 24 korrik të vitit 2022, apo do të largohet duke shënuar precedentin e parë, ku një president shkakrohet nga Gjykata Kushtetuese.

Gjatë pushimit të dhënë nga Gjykata Kushtetuese, këshilltari ligjor I Presidentit, Bledar Dervishaj denoncoi faktin se një provë që është depozituar të premten në Gjykatën Kushtetuese, ka një manipulim të datës se kur është ngritur komisioni hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

Për kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla palët duhet të presin vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Ndërsa Këshilltari Ligjor I kreut të shtetit, Bledar Dervishaj njoftoi ngritjen e një padie për manipulimin e provave.

Në 1 shkurt, Gjykata Kushtetuese mori në shqyrtim kërkesën e Kuvendit të shkuar, për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, i cili sipas mazhorancës socialiste ka shkelur Kushtetutën duke u angazhuar me politikë aktive në deklaratat e tij para zgjedhjeve të 25 prillit.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë