Friday, March 29, 2024

Përçahet PD-ja? Basha drejt krijimit të partisë së re

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Indrit Hoxha deklaroi se Kuvendi Kombëtar do të mblidhet, pasi janë mbledhur rreth 65% e firmave të delegatëve. I ftuar në emisionin ”Ditari” në ”A2 CNN”, Hoxha u shpreh se ka disa informacione, sipas të cilave kryedemokrati Lulzim Basha po bën gati dokumentat për krijimin e një partie të re.

Indrit Hoxha: “Nga informacionet që kam unë njerëz pranë Bashës po bëjnë gati dokumentat për të bërë partinë e re republika e re që t’i çojë në gjykatë. Unë nuk ia këshilloj këtë gjë se janë fraksionet brenda PD. Basha e ka kthyer si parti komuniste dhe kjo duhet të marrë fund brenda PD.

Sa për Foltoren e ish-kryeministrit Sali Berisha me demokratët, Hoxha theksoi se ajo do të vazhdojë në të gjitha degët e PD-së edhe pas mbledhjes së Kuvendit Kombëtar demokrat. Foltorja nuk ndalet do të shkojë në 75 degët e PD. Foltorja do të vazhdojë edhe pas përfundimeve të Kuvendit. Ne jemi në opozitë dhe ne jemi në fushatë gjatë gjithë kohës”.

Ndër të tjera, ai theksoi se Kuvendi Kombëta do të diskutojë çështje themelore statutore të Partisë Demokratike, hapjen dhe demokratizimin e saj dhe mund të zgjasë më shumë se një ditë.

Indrit Hoxha:Nuk ka kuvend antiamerikan. Janë dy çështje të ndryshme çështja e Berishës me SHBA është tjetër dhe Kuvendi Kombëtar është tjetër gjë. Ne marrim vendime për atë që ndodh brenda forcës sonë politike, sikurse është dhe vendimi për hapjen e garës për kreun e PD. ¼  e firmave të delegatëve thërrasin Kuvendin e Shqipërisë. Statuti janë ligje të brendshme të PD. Mënyra si e ka bunkerizuar Basha PD-në kërkon të bëjë dhe interpretimin që janë aneks kontrata që ia këshillojnë juristët se paaftësia e tyre dihet se nuk kemi fituar asnjë betejë ligjore me Ramën.

Nuk e ka statuti që duhet të marrim leje në Këshill për të mbledhur Kuvendin. Neni 43 thotë që ¼  e firmave thërret Kuvendin jo më herët se 30 ditë dhe kjo e detyron kryetarin e PD të ngrejë komision për mbarëvajtjen e Kuvendit. Kuvendi në fillim do të jetë statutor do të propozohen ndryshimet në statut, mund të jetë 2-3 ditor se do kohën e vet. Çdo votë do të jetë transparente dhe do të hapë garën për lidershipin e PD”.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë