Friday, March 29, 2024

Pelosi mbërrin në Tajvan pavarësisht kërcënimeve nga Kina

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Nancy Pelosi ka mbërritur këtë të martë në Tajvan, pavarësisht kërcënimeve të Kinës se Uashingtoni do të përballet me pasoja.

Vetë Pelosi ka postuar në rrjetet sociale, duke bërë të ditur se kishte mbërritur në kryeqytetin e Tajvanit, Taipei.

“Solidariteti i Amerikës me 23 milionë banorët e Tajvanit është më i rëndësishëm sot se kurrë, pasi bota përballet me një zgjedhje midis autokracisë dhe demokracisë”, shkruan ndër të tjera Pelosi në Twitter.

Vizita e saj në Tajvan, e cila nuk mbështetet nga Shtëpia e Bardhë, është e para nga një zyrtar i lartë amerikan në dekada.

Kina ka paralajmëruar vazhdimisht kundër vizitës dhe të martën tha se SHBA do të “paguajë çmimin”. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme, Hua Chunying theksoi se Kina kishte qenë në komunikim me SHBA-në për ndjeshmërinë e vizitës.

“Pala amerikane do të mbajë përgjegjësinë dhe do të paguajë çmimin për minimin e interesave të sigurisë sovrane të Kinës”, u shpreh ajo.

Ditën e sotme, Kina dërgoi avionë luftarakë deri në vijën ndarëse informale midis kontinentit kinez dhe Tajvanit.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë