Friday, March 29, 2024

”PD-ja ka nevojë për një lider të ri”/ Fevziu: Të largohen të dy, Berisha dhe Basha

Gazetari i njohur Blendi Fevziu, deklaroi se kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe lideri historik i kësaj force politike, Sali Berisha duhet të largohen, në mënyrë që partia të hapet dhe të vendoset një lider i ri në krye të saj.

Deklarata e Fevziut u bë ditën e sotme në emisionin ”Pikat mbi i” në ”News24”. Sipas tij, partia nuk merret peng nga asnjë prej të dyve, ndaj ata duhet “të hapin krahun”.

Blendi Fevziu: ”Problemi është humbja e zgjedhjeve. Kur dëgjova Ramën, unë dëgjova që ai e nisi me kritika, tha nuk keni bërë aq sa duhet. Pra hyri në fushatë për zgjedhjet e Ramës. Ndërkohë, te PD-ja nuk pamë këtë, demokratëve u tha mbajeni kokën lart.

Në PD nuk u bë asnjë diskutim i vetëm, ore çfarë ndodhi që jemi këtu. A duhet të hapemi a të mbyllemi. Rama fitoi zgjedhjet. Është i pakontestueshëm sot. Ndërkohë, në Kryesinë e Partisë futi Ditmir Bushatin, kritikun e tij më të madh. Në PD, nuk u fut asnjë nga kritikët e Bashës. Agron Shehaj, më ti votuari, Bardh Kadilli.

Nëse ti do një parti për të fituar zgjedhjet, të duhet një parti e hapur. PD ka nevojë për një drejtues që të mos jetë më shumë se 35-40 vjeç. Një i ri. Basha dhe Berisha duhet të largoheshin nga PD, pse jo. Të dy. Pse të merret partia peng.

Këta njerëz nuk mund ta rivitalizojnë më partinë. Pavarësisht se janë shumë të lidhur me të. Që të tërheqësh të rinjtë duhet të kesh një lider të ri. Nuk e tërheq një të ri një 50 vjeçar.”

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë