Thursday, April 25, 2024

Pas 3 ditësh luftime, hyn në fuqi armëpushimi mes Izraelit dhe Palestinës

Mbrëmjen e së dielës, hyri në fuqi një armëpushim mes Izraelit dhe militantëve palestinezë, pas 3 ditësh luftime në rripin e Gazës.

Njoftimi për arritjen e armëpushimit u bë në deklarata të veçanta nga Xhihadi Islamik dhe më pas nga Izraeli, të cilët falënderuan Egjiptin për ndërmjetësimin, shkruan BBC.

Të paktën 44 persona kanë vdekur në luftimet më të rënda që prej një konflikti 11-ditor në maj të vitit 2021.

Udhëheqësit e SHBA dhe Kombeve të Bashkuara u kërkuan të dyja palëve të vazhdojnë të respektojnë armëpushimin.

Në një deklaratë, presidenti amerikan Joe Biden vlerësoi arritjen e armëpushimit dhe u bëri thirrje të gjitha palëve ta zbatojnë plotësisht dhe të sigurojnë kalimin e ndihmave humanitare në Gaza.

Sulmet e ushtrisë së Izraelit kishin nën shënjestër grupin militant Xhihadi Islamik, në përgjigje të një “kërcënimi të afërt” pas arrestimit të një tjetër anëtari të lartë në Bregun Perëndimor.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë