Thursday, March 28, 2024

Partizani bën përmbysjen e madhe, fiton ndaj Teutës në sekondat e fundit

Partizani më në fund bën një një ndeshje të madhe, teksa përmbys 2-1 në “Elbasan Arena” ekipin e Teutës, me golat e ardhur kohën shtesë të ndeshjes. Një fitore që ngjit të kuqtë dhe tashmë kriza kalon te durrsakët.

Ndeshja nisi me një minutë heshtje në kujtim të viktimave të tërmetit të dy viteve më parë. Partizani tentoi në fillim të surprizonte, por nuk ia arriti. Teuta hyn në lojë dhe në minutën e e 26-të durrsakët kalojnë në avantazh.

Gjorgjev ndëshkon të kuqtë me një diagonale të bukur me të majtën. VAR e konfirmoi pas disa minutash. Të kuqtë hidhen në sulm, por edhe pas 4 minutash shtesë në fraksionin e parë nuk arrijnë të shënojnë.

Edhe pse nën regjimin e reshjeve, pjesa e dytë ishte edhe më e fortë se para. Nuk munguan rastet në të dyja portat. Në minutën e 86-të skuadrat mbesin me nga 10 vetë, pasi Marku për Partizanin dhe Aleksi për Teutën ndëshkohen me karton të kuq pas përplasjes mes tyre.

Për të ardhur në minutën e fundit, teksa ka penallti për Partizanin. Kësaj here Junior nuk gabon, ashtu si në fazën e parë. Të kuqtë marrin zemër dhe shënojnë edhe golin e dytë në sekondat e fundit me Carën.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë