Saturday, April 20, 2024

Pagat/ Basha: Po ushtrohet presion politik

Lulzim Basha kërkoi hetim dhe vënien para përgjegjësisë të personave përgjegjës për publikimin e databazën e të dhënave të pagës së qytetarëve. Nga selia blu ai iu drejtua me një thirrje SPAK.

“I bëj thirrje SPAK, BKH, SHISH të krijojnë menjëherë infrastrukturën e nevojshme që personat përgjegjës për këtë skandal të arrestohen, pra mos lihen në gjendje të lirë, për t’u arratisur. Që të nisin menjëherë të gjitha proceset e nevojshme për vënien para përgjegjësisë të personave me mbrojtje politike”.

Basha po ashtu i bëri thirrje përfaqësive të huaja në Tiranë që të ofrojnë mbështetjen e tyre për SPAK dhe organet e tjera ligjzbatuese, sepse sipas tij, informacionet pranë PD tregojnë për presion politik nga personat e përfshirë në këtë ngjarje.

“Të i bëj thirrje përfaqësive të huaja në Tiranë të ofrojnë të gjithë mbështetjen e nevojshme për SPAK, për strukturat relevante në Policinë e Shtetit dhe Shërbimin Informativ Shqiptar, sepse në momentin që flasin informacionet pranë PD, tregojnë për presion të jashtëzakonshëm politik, nga personat e përfshirë direkt në skandalin e patronazhimin, në këtë aspekt që është rrjedhja mbi të dhënat persona të shtetasve, sikundër vazhdon presioni që skandali i inceneratorëve të mbyllet me kokën që është bishti, si i vetmi preson nën hetim dhe i arrestuar”.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë